Komuna e Podujevës ka reaguar pas raportimeve se janë arrestuar inspektor komunalë, për rrënimi e vilave në Orllan, shkruan  Llapi.info.

Në një reagim në faqen zyrtare, thuhet se ky lajm tendencioz ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik

Reagimi i plotë:

Lajmi i gazetës “Infokus” se në Podujevë janë arrestuar disa inspektorë komunal për rrënimin e villave në Orllan është i porositur dhe krejtësisht i pavërtetë.

Ky lajm tendencioz ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik dhe zbrapsjen e Komunës së Podujevës karrshi atyre që tentojnë të shkelin mbi ligjin dhe të ndërtojnë pa leje duke e dëmtuar mjedisin përreth Liqenit të Batllavës.

Ne kërkojmë nga Gazeta “Infokus” të tërheqë këtë lajm përndryshe do të bëjmë Kallxim Penal në Prokurori për shpifje dhe do t’i denoncojmë tek Këshilli i Mediave të Shkruara.

21.03.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim