Lokale - eSIMy

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës e ka raportuar vdekjen e foshnjës 6 muajshe në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Vdekje e dyshimtë e quan Policia këtë rast, teksa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë;

HETIM I VDEKJES

Podujevë, 19.04.2022-17:46.Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare (foshnje). Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.