Jaguar Land Rover ka zbuluar një version special të Range Rover Sport HST.

Ky model i ri ka motorin po ashtu të ri 3.0 litërsh turbocharged gjysmë hibrid e po ashtu tipare ekskluzive në interier e eksterier.

Range Rover Sport HST vjen me një çmim fillestar prej 93 mijë euro, transmeton koha.net.

Motori 3.0 litërsh i cili gjeneron 394 kuajfuqi, asistohet edhe nga një tjetër kompresor elektrik që mundëson funksionimin e sistemit gjysmë hibrid 48V.

Si rezultat i kësaj, HST arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 6.2 sekonda ndërsa atë maksimale prej 226 kilometra në orë.

Fal sistemit gjysmë hibrid, Jaguar Land Rover pohon se Sport HST është shumë ekonomik.