Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar bashkëluftëtarin Sadri Zeneli.
Sipas tij, Zeneli ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që nga embrioni i saj.
“Jabllanica e Gjakovës, për kohë të gjatë ishte qendër e Shtabit të ZO të Dukagjinit”.
“Sot kujtojmë po ashtu trimat e saj, bashkëluftetarët dëshmorë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Fitim Rexha dhe Islam Ademaj”.
“Lufta Çlirimtare na ndau prej më të dashurve tonë. Krenaria që kemi, gjithmonë tejkalon dhembjen që e kemi për ta. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”.






