Lokale - eSIMy

Sot ka qenë ceremonia e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan të Deçanit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka qenë pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj. Ai ndau disa fotografi ku shihet se është përlotur nga ky rast.

“Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla. Faleminderit secilit për pjesëmarrje. Genta e Ledioni u prehshin në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.