Lokale - eSIMy

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Kryeministrit të Kosovës.

Në një debat në Radio Televizionin Dukagjini, Haradinaj ka thënë së Kurti spo don me e zbatuar kriterin e pagës minimale edhe për kategoritë e lirisë.

“Unë po thom që i kam duru krejt shpifjet dhe dallaveret e tij e të tyre, ka ndodh një process gjyqësor, mos luaj më shumë me këto kategori, mos u tall me ta” ka thënë Haradinaj.

Në momentin kur drejtuesi i emisionit e ka pyetur Haradinaj nëse ky është një kërcenim ai është shprehur se po ky është një kërcenim.

“Po, është publik edhe serioz, po është kërcenim, mos po hajgare me këto kategori, kfjellu nihër e përgjithmonë, të kemi duruar, nuk durojmë pa kufi” ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka kërcnuar Kurtin se mund të del në rrugë për të mos lejuar hyrjen e tij në Qeveri.

“Na i dalim këtij në rrugë edhe i tregojmë, a mund hynë ky në zyrë nëse tallet më këto kategori, s’mundesh me i lanë këta pa i përfshi në kriterin e pagës minimale” ka thënë Haradinaj.

Nësë nuk i përfshinë kategorisë e lirisë në pagën minimale do të përballet me kategoritë e lirisë në rrugë duke përfshirë edhe mua përsonalisht ka thënë ndërtjerash Haradinaj.