Kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar për dy ditë në Gjermani pas ftesës që ka marrë nga kancelarja e shtetit, Angela Merkel.
“Kosova tashmë ka arritur një nivel të ri të bashkëpunimit me Gjermaninë për të gjitha temat që ndërlidhen me ne”.
“Në këtë vizitë është konfirmuar serioziteti i Kosovës në punët e shtëpisë, për procesin euroatlantik si dhe për dialogun me Serbinë”.
“Mund të ju them se nga kjo vizitë Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë dhe BE-në”.
“Kosova është trajtuar si shtet bilateral ky është një avancim i Kosovës me një vend të fuqishëm siç është Gjermania. Unë e falënderoj kancelaren Merkel edhe institucionet tjera”.
Haradinaj ka thënë se në Gjermani nuk ka vazhduar diskutimi për çështjen e ndarjes së kufijve, njofton Klan Kosova.
“Diskutimi nuk ka vazhduar për këtë temë, sepse nuk ekziston më. Por kuptohet se është në interes të Kosovës të themi se vazhdimi i dialogut dhe gjetja e një zgjidhje është një punë shumë paleshe që i përket Samitit të Parisit. Mund të ju siguroj se askush nuk mund ta drejtoj gishtin nga Kosova”.
Kryeministri ka thënë se tashmë dihet edhe qëndrimi i tij për taksën. Ai tha se ajo mund të suspendohet vetëm nëse Kosova njihet nga Serbia, njofton Klan Kosova.
“Nuk është taksa pengesa për dialog, por një mosgatishmëri e Serbisë për të mos ju kthyer dialogut”.