Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbledhur anëtarë, bashkëpunëtorë dhe simpatizantë të saj për të prezantuar programin për Prishtinën dhe kandidatin për kryetar Daut Haradinaj.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj me këtë rast u shpreh se vëllai i tij do të fitojë zgjedhjet me 17 tetor dhe do ta udhëheq kryeqytetin, ngase siç tha ia Dauti e ka përvojë dhe guximin e nevojshëm.Ai mes tjerash tha se Prishtinën nuk mund ta fitojë një person i thjeshtë, por një person që punon fort dhe trim si Dauti.
“Shumë i dashur vëlla Daut, Prishtina ka rrënjë të thella sepse rrënjët e thella dhe të mira kam pasur fatin t’i njoh edhe unë e këto rrënjë i ka me traditë. Prishtina ka shumë shpirt dhe nuk e ka humbur edhe në kohën e bombardimeve, ka prishtinali të suksesshëm, ka gjak të ri sepse i vjen nga e gjithë Kosova”.“Prishtina është gati dhe kurrë më gati nuk ka qenë. Daut Haradinaj ka dije dhe intelekt dhe guxim, i cili qysh në moshë të re ka qenë krah për krah me Adem Jasharin”, tha Haradinaj.






