Edhe pse punimet në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë kanë nisur për gati katër vjet, të njëjtat ende s’janë kryer plotësisht, shkruan Llapi.info.

Pikërisht në dikasterin e Ministrisë së Infrastrukturës ishte ministri i partisë së Haradinajt, Pal Lekaj. Por, në këto punimet s’është parë ndonjë punë intensive përkundër problemeve që shfaqnin ato.

Të njëjtat ritme të ngadalta të punimeve përcollën edhe këtë vit. Për zvarritjen në këtë magjistrale edhe është protestuar, teksa janë paralajmëruar protesta tjera nga grupet parlamentare në asamblenë komunale të Podujevës.

Duke kërkuar votë llapjanëve, i nominuari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka shtuar se është i informuar për ritmin e ngadaltë të punimeve.

Ramush Haradinaj, në tubimin zgjedhor të mbajtur në Llap, ka përmendur projektet që duhet do t’i ketë parasysh qeverisja e ardhshme për Podujevën. Ndër to, bënte pjesë edhe rruga nacionale Prishtinë – Podujevë, edhe pse në dorë Ministrinë e Infrastrukturës ishte Pal Lekaj i partisë së Hardinajt.

“Edhe kësaj here s’jam ardhur me marrë diçka prej Podujeve, por kam ardhur me dhanë edhe unë një krah temin për Llapin. Ka shumë punë që na presin edhe në Podujevë, të cilat i kam në një listë, si: Zgjerimi i sistemit të ngrohjes përmes kogjenerimit, impianti për trajtimin e mbeturinave. Është përfundimi i autostradës deri në Merdare në partneritet me fonde të BE-së, përfundimi i rrugës Podujevë – Prishtinë se shkoj gat, kolektori i ujërave të zeza, sistemi i ujitjes, furnizimi me ujë për fshatrat, zona e lirë ekonomike që duhet të ndodh në Merdare, lirimi në tatim. Po ashtu, zhvillimi dhe planet zhvillimore si ajo e turizmit, zona bujqësore janë këto projekte që Qeveria e ardhshme duhet të përkujdeset për to”, ka thënë ai.

“Jemi edhe një herë te ju, është vendim i juaj. Një votë të juaj e kam për respekt, sado që ta na jepni vota, kurrë s’ia kthejmë shpinën kësaj treve, por mundemi me bë shumë ma shumë se këta për Llap nëse ma jepni besimin”, ka deklaruar Haradinaj./Llapi.info