Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe tek heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Malaj, në 22-vjetorin e rënies së tyre.
Në këtë ngjarje, ai është fotografuar duke i shtrënguar duart me babanë e të ndjerit Ilir Konushevci, pa i respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtje të maskës dhe distancës si masë preventive për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në fotografitë që i ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, shihen edhe familjarë e bashkëveprimtarë të tjerë të luftës që nuk mbajnë doreza dhe maska.