Lokale - eSIMy

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar mbrëmë banorët e fshatit Bradash, prej ku vjen edhe kandidati i kësaj partie, Besnik Tahiri.

Me këtë rast, ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se pikërisht Tahiri, sipas tij, do t’i sjellë shpresë dhe zhvillim Komunës së Podujevës.

“Ju siguroj se që 20 vjet punoj me Besnikun. Njohja ime me Besnikun, vlerat e tij në punë, ashtu sic e vlerësojnë edhe shumë burrë-shtetas, më ka dhënë mu shpresë që do t’i sjellë shpresë dhe zhvillim Podujevës”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, në një tubim të mbajtur, Haradinaj ka deklaruar se Tahiri do të nis një koncept të ri të qeverisjes në Podujevë.

Ai ka shtuar se Tahiri do të jetë kryetari që sipas tij do e kthej besimin e llapjanëve.