Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjes së 33-vjeçares, Ganimete Zekaj që vdiq dje nga goditja e rrufesë.
Përmes Facebook-ut, Ramosaj ka shkruar se falënderon edhe stafin mjekësor në Deçan dhe qytetarët që u angazhuan për ta ndihmuar të ndjerën.
“E dashur familja e Jashar Zekaj dhe familja Tishukaj, me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të familjares se juaj Ganimete (Tishukaj) Zekaj, ju lus pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta dhe qytetarëve të Deçanit.
Zoti qoft me ju në këto momente të vështira!
Faleminderit prej stafit mjekësor të QKMF-së në Deçan dhe për të gjithë qytetarët që u angazhuan të i dalin në ndihmë të ndjerës”, shkroi ai.






