Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shëruar nga koronavirusi.

Ai përmes një njoftimi në Facebook e ka konfirmuar këtë, duke falënderuar mjekët për kujdesin ndaj tij por edhe miqtë nga skena politike, duke nisur nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq”, ka thënë ai.

“Një falënderim nga zemra shkon për të gjithë familjarët e të infektuarve në repartin ku kam qëndruar, për respektin dhe mbështetjen që ma dhanë vazhdimisht. Po ashtu, shokët e mi nga shkolla fillore, e mesme dhe studimet, bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët e panumërt që më dërguan mesazhe inkurajimi dhe të cilët më bënë krenar për funksionin tim”, është shprehur ai.

Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq. Faleminderit!Infektimi im nga virusi Covid-19, në fillim, më dukej i…

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Freitag, 21. August 2020