Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e mëngjesit në hyrje të qytetit të Pejës.
Së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.
Siç shihet nga pamjet, një objekt i madh është përfshirë nga flakët.
Nga pamjet e siguruara, shihet se flakët janë të frikshme dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Zjarrfikës.
Nuk janë dhënë ende detaje për arsyet e zjarrit.






