Ramiz Kelmendi i tërheq vëmëendjen Albin Kurtit, i cili sot tha për të se është përkrahës i regjimit të shkuar. Kelmendi ndihet i linçuar nga Kurti e thotë se ai dëshiron që t’i nënshtrojë sipërmarrësit ndaj mendësisë së tij.

Biznesmeni Ramiz Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, i cili sipas rezultateve preliminare i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Kurti sot e ka quajtur Kelemndin përkrahës të “regjimit të shkuar”, që ka aluduar në përkrahjen që pronari i grupit “Elkos” ia ka dhënë PDK’së.

Kandidati për kryeministër ka thënë se Amar Pushka është një ish-i punësuar në kompaninë e Ramiz Kelmendit që është larguar pas një thirrjeje publike të pronarit të Elkosit për ta votuar PDK’në.

E Kelmendi i ka reaguar Kurtit që e shpalli përkrahës të regjimit, transmeton Gazeta Express.

Kelmendi në fakt thotë se Kurti për e linçon politikisht atë, kompaninë e tij dhe indirekt edhe sipërmarrës të tjerë me qëllim që t’i frikësojë dhe t’i nënshtrojë ndaj mendësisë së tij.

Shkrimi i plotë:

ALBIN KURTI, PUSHKA TOP

Reagim ndaj fillimit të Shantazhit të paralajmëruar në të gjitha fushatat zgjedhore nga Kurti mbi Kompanitë dhe bizneset private të Republikës së Kosovës

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Unë Ramiz Kelmendi pronar i Grupit ELKOS nga Peja, deputet në tre legjislatura të Parlamentit të Republikës së Kosovës, zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike në Qeverinë Mustafa dhe ndërmarrës, shprehë shqetësimin e thellë për thirrjet e Albinin Kurtit për Linçim politik ndaj meje, kompanisë time dhe tërthorazi edhe kolegët tjerë biznesmen të suksesshëm, duke tentuar për frikësim, detyrim dhe nënshtrim për të mbështetur personin dhe mendësinë Albin Kurti!

Më duhet të sqaroi se kompania Elkos ka përvojë 30 vjeçare në operim dhe atë nga viti 1990, kur regjimi serbë më shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Ndërmarrjes Shoqërore.

I persekutuar në vazhdimësi ashtu siç ishte edhe Albini nga i njëjti regjim serb, ja kam dalur që të triumfoi duke përballuar çdo torturë e propagandë ndaj personit tim. E kam luftuar atë regjim dhe nuk jamë nënshtruar asnjëherë. Veperimtaria ime sot është storie suksesi për Kosovën.

Andaj, paraqitja në Istagram e Albin Kurtit, se pronari i ETC-së (ka zgjedhur të mbështesë regjimin e vjetër), thërret militantët personal të tij për aktivitete, veprime dhe metoda të ulëta!

Albin, në Kosovë nuk ka regjime dhe nuk do ketë regjime. HARROJE!

Ka kushtetutë dhe ligje, sikur për mua dhe për ty, e në bazë të të cilave, bash kush – kë do – mbështet! Ti, unë, tjetri e tjetri e posaçërisht punonjësi të cilin e keni nënvizuar, për të cilën kam dhimbje dhe drojë se ka rënë nën ndikimin e shkollave tuaja përpunuese. E din ti Albin për çfarë po flas!

Albin Kurti, si i nominuar për Kryeministër dhe si më i votuari nga kandidaturat, Kushtetuta dhe ligji të obligon që të jesh i të gjithëve, andaj fillo mendo ndryshe. E di se e ke vështirë, të kuptojë.

Albin, kështu, pikërisht me këto metoda më akuzove edhe në rastin e taksës 100%, të cilën unë dhe kompania ime me përpikëri dhe nderë e respektuam dhe po vazhdojmë ta respektojmë si vendim shtetëror dhe tani si duket … ka ardhur koha ta heqësh vet. Unë nuk të kam faj për këtë, andaj mos u mundo të krijosh lajmin diku tjetër, sa për ta mbuluar dhe mbytur lajmin e madh që të pret në këtë drejtim!

Albin, nëse të lejon ish-shefi im z.Isa Mustafa, ti do jesh kryeministër, por asesi dhe kurrë nga një pozicion i tillë, nuk do të mund të jesh arbitër, gjykatës dhe prokuror! HARROJE! Ide të till aka ikur në shekullin e kaluar Albin.

Me këtë rast, ftojë publikisht organet e rendit dhe drejtësisë dhe Avokatin e Popullit që të veprojnë në hetimin dhe qëllimet e errëta të këtij rasti, në funksion të zbardhjes së të vërtetës.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi