Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video nga pastrimet e rrënojave që po bëhen në zonat e prekura.
Rama theksoi se deri në fund të këtij muaji duhet të pastrohen të gjitha rrënojat.
“Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie”, ka shkruar Rama.