Prishtina do të ketë sheshin deri te posta, e që më vonë do mendohet të jetë deri te “Rrethi i Flamurit”.

Kështu deklaroi të enjten kryetari i Prishtinës Përparim Rama, gjatë diskutimit publik me qytetarët e Prishtinës, ku mori sugjerime të ndryshme nga ta.

Sipas Ramës, është shumë e nevojshme që t’i jepet përparësi këmbësorit.

“Ulpiana edhe Dardania kanë qasje të shumta, nuk ka nevojë që qasja të jetë në këtë rrugë dhe duhet të dimë që aty po ndërtohet xhamia dhe është tregu dhe do të jetë një ngarkesë në këtë mënyrë siç është. Prandaj fillimisht po mendohet të jetë sheshi deri te posta. Do të kemi një hapësirë më shumë për fëmijët tanë dhe do të jetë një përjetim më i mirë. Sheshi deri te rrethi me flamur është për të mirën e gjithë qytetarëve. Pra do i japim përparësi këmbësorit.”