Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e mbështetur nga SHBA dhe BE.

“Serbia duhet të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojnë me kurajë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por është rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këtë çështje sado që të vështira të duken”- nënvizoi Rama. /Euronews.al