Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së tij në Maliq tha se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk do të jenë më të mira për shkak të mungesës së kundërshtarëve, por me do të “goditen” kundërshtarët e reformës në drejtësi.
Sipas Ramës, në zgjedhjet e qershorit nuk do të vendoset se do të drejtojë bashkitë por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhme.
“Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak. Këto janë zgjedhje vendore, por për shkak të kundërshtarëve tanë janë kthyer edhe në zgjedhje politike dhe atdhetare sepse më 30 qershor nuk dot ë vendoset thjesht se kush do të drejtojë bashkitë por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhme. A do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme ajo e 30 viteve të shkuara ku politikanët kanë bërë çfarë kanë dashur me Kushtetutën dhe ligjin”, tha Rama.
Më pas shefi i qeverisë ka vazhduar kritika ndaj opozitës duke thënë se dy vite më parë ata braktisën Parlamentin për të bllokuar vettingun, por nuk mundën dot. Tani sipas Ramës, opozita po tenton të pengojë Shqipërinë.
“ Dy vite më parë, ikën nga Parlamenti dhe thanë se nuk do të pranonin të hynin në zgjedhje pa ikur unë nga zyra, por ndërkohë, qëllimi ishte të merrnin peng Vettingun. Sot kanë ikur nga Parlamenti për të penguar Shqipërinë, sepse vettingun nuk e bllokuan dot, i cili vazhdon dita ditës duke pastruar pallatin e drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë që me lidhje me politikanët kanë mbajtur peng drejtësinë. Çështja është që një sistem i pastruar drejtësie të jetë një sistem ku nuk ka më të paprekshëm dhe këtë mund ta arrijë duke çelur negociatat.
Arsyeja pse ata janë në rrugë është se ata në qoftë se çelen negociatat dhe bisedimet e drejtësisë. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha janë vendosmërisht në kundërshtim me interesin e këtij vendi dhe se duan të marrin peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Duan të krijojnë idenë se në këtë vend nuk mund të bëhen zgjedhje. Duan të krijojnë idenë në Evropë se Shqipëria është një vend kriminelësh dhe mafiozësh dhe se nuk mund të ulen kurrë në negociata. Këtë duan që kurse kanë ikur nga Parlamenti, kanë marrë molotovët dhe duan të djegin zgjedhjet”, tha Rama./Tch/