Konfirmimi i aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar debat të madh edhe në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka akuzuar kundërshtarët e tij politik Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, se e kanë mbështetur raportin e ish-deputetit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës Dick Marty, mbi krimet e pretenduara se janë kryer nga UÇK.
Rama i ka pyetur këta se pse kanë votuar pro raportit të ish-senatorit zviceran.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”.
“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”.






