reu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta ketë të qartë se serbët duan krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rakiq në një prononcim për media ka falënderuar të gjithë që qëndruan mbrëmë nëpër barrikada në veri, duke bllokuar rrugët.
“Dua të falënderojë komandantin e KFOR-it, e kemi njoftuar se nuk ka qenë veprim, por reagim i serbëve ndaj lëvizjes së njëanshme të Prishtinës. Mbrëmë jam dëgjuar shumë herë edhe me presidentin Vuçiq që ka bërë thirrje për paqe. Dëshiroj t’i falënderojë edhe popullin shqiptar (nga diaspora), aksioni nuk ishte kundër popullit shqiptar, e panë mbrëmë kur nuk mundën të vizitonin shtëpitë e tyre”, ka thënë Rakiq në konferencë për media, raporton “N1”.
Ai në konferencë ishte së bashku me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Rakiq ka pasur edhe një porosi për kryeministrin e Kosovës.
“Mos t’i drejtohet serbëve në Kosovë në gjuhën serbe, pasi mesazhi është i qartë, le të flasë në gjuhën e tij amtare. Unë i them atij se serbët e duan Asociacionin”, tha Rakiq.
Rakiq ka shtuar se zgjidhja e vetme është dialogu.