Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në konfliktin e Sirisë.

Mësohet se ky person është Rafet Hyseni nga Vushtrria, familjarët tashmë janë njoftuar për vdekjen e anëtarit të familjes dhe po përgatiten të hapin të pame.

Nuk dihen rrethanat e vdekjes, dhe nuk është e qartë se kur kishte shkuar në Siri.

Ndryshe, deri më tani, numri i shtetasve të Kosovës të vrarë në Siri e Irak, raportohet të jetë rreth 80, nga afër 200 prej të cilëve raportohet se ndodhen ende në zonat e konflikteve në Azi.