Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar në pikën kufitare Merdar nga Policia serbe.
“Sapo më ndaluan në vendkalimin Merdare. Jam i përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
“Unë kërkoj lirinë e lëvizjes”, ka kërkuar Trajkoviq në një postim në llogarinë e saj në Twitter.






