Një punëtor i ndërtimtarisë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë para një muaji kur ishte rrëzuar nga shtëpi, në të cilën ishte duke punuar.

“Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull K/ Shqiptar i cili me më datë 29.05.2019 ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi”, raporton policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.