Nis nata polare në Utqiagvik. Ky është qyteti më verior i SHBA, ndodhet në Alaskë dhe për 65 ditë nuk do të shohë më diellin. 4 mijë banorët e qytetit që më parë quhej Barrow, deri në 23 Janarin e vitit të ardhshëm do të qëndrojnë në errësirë, si çdo vit, në temperatura që në stinën e dimrit arrijnë deri në -45 gradë Celsius.

Gjithsesi gjatë kësaj kohe për 2 apo 3 orë në ditën, dielli arrin të lëshojë një ndriçim të lehtë, por pa u ngritur në horizont në asnjë moment. Ndërkohë që fenomeni i kundërt verifikohet në stinën e verës, kur dielli nuk perëndon për 2 muaj pa pushim dhe temperaturat janë rreth 15 gradë Celsius.

Veriu i Alaskës ndodhet në Rrethin Arktik dhe nga ky fenomen preken disa qytete, si Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk (Shekulli).