Komisioni Evropian në maj të vitit 2018 kishte dërguar një padi në gjykatën evropianë kundër Gjermanisë dhe pesë vendeve tjera të BE-së, për shkak të ndotjes së ajrit, shkruan Deutsche Welle.
Ky fakt alarmoi autoritetet gjermane që filluan me programe të ndryshme, përmes të cilave do të zvogëlonin emetimin e gazrave të dëmshme, kurse shumë qytete gjermane tashmë kanë vendosur që qytetarëve të tyre t’ju ofrojnë transport publik pa pagesë, transmeton Telegrafi.
Kështu banorët e Hanoverit kanë pasur rastin që të shtunën e parë të dhjetorit ta përdorin trafikun urban pa pagesë e disa rrugë që nuk ishin larg qendrës, janë mbyllur me qëllim që autobusët dhe tramvajet të mund të arrijnë më shpejtë në destinacion. Megjithatë nuk është vërejtur ndonjë rritje e pasagjerëve, pasi nëpër rrugë kishte më shumë autobusë dhe tramvajë sesa zakonisht që ka.
Zyrtari i lartë rajonal për Komunikacion, Ulf Birger Franc, vlerëson se kjo ditë i ka kushtuar vendit 600 mijë euro. Shtrenjtë, por me sukses: sipas informatave të para, transporti publik ka pasur 60 për qind më shumë pasagjerë. Kryetari i komunës, Belit Onaj ka përshëndetur këtë veprim, por Franc thotë se një veprim i tillë ishte rezultat i një eksperimenti – duke pranuar se nuk kanë ofruar zgjidhje afatgjate.