Qytetarja Ermira Kelmendi, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar se ka paraqitur një kërkesë tek Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kelmendi tha se kërkesa e saj ka ardhë pasi që prindi i saj ka rezultuar pozitiv dhe se sipas saj i duhen kushte më të mira në klinikën e QKUK-së për tu përkujdesur për të.
“Babai im ka rezultuar pozitiv me Covid-19, sot kam parashtruar një kërkesë pak më herët tek Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të cilin do të shihet tutje se a do ta realizoj apo jo”.
“Unë jam negative për momentin , në atë moment që dikush vjen në dhomën e babait tim është e pa pranueshme”.
“Në Klinikën në QKUK që është shtrirë babi im nuk ka kushte optimale. Për dy ditë e gjysmë babai im ka ardhë këtu është shtrirë dhe tek sot ka dalë rezultati i testit për Covid-19, kjo është vonim i rezultatit të testit”:.
“Sot e bëra kërkesën për test më thanë se nuk teste pritet nesër tash të shoh. Nuk janë kërkuar simptomat e mia duhem me bo testin”, ka thënë Kelmendi.






