Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në parkingje e as në oborre të shtëpive të tyre. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një 38-vjeçari nga Prishtina, i cili ka raportuar në Polici se nuk e ka gjetur veturën e tij, që e kishte parkuar në rrugën “Dalmatët”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar se veturën e kishte lënë para 3 muajsh në një parking në këtë rrugë, por që kur ka shkuar sot, nuk e ka gjetur aty. Para zyrtarëve policorë ai ka deklaruar se nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar që mund t’ia ketë vjedhur veturën e tipit Mercedes.

Pas denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të nisin hetimet në drejtim të veprës penale “vjedhje” dhe të bëhet identifikimi dhe kapja e personit apo personave të dyshuar.