Një infermier është dënuar me gjobë për mosmbajtje të maskës sa ishte duke udhëtuar me veturë me familjen e tij.
Deri para pesë ditësh punonte si vullnetarë në mjekimin intensiv në mjekësinë sportive.
Liburn Dema, aty punoi për një muaj, ndërsa pothuajse që tre vite punon si instrumentar në klinikën e gjinekologjisë.
Me një kohëzgjatje prej 12 orësh punë, ai ndihmoi që të shpëtohen sa më shumë persona të infektuar me Covid-19, e që luftonin me jetë.
Apeli i tij, por edhe i të gjithë kolegëve të tij shëndetësor, ishte që të respektohen sa më shumë masat anti covid.
Por të dielën që lamë pas, atij i doli një telashe me policnë.
Përderisa ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, në fshatin Zhegër të Gjilanit së bashku me gruan e dy fëmijët e tij, ai u ndalua nga një patroll e policisë, e arsye e ndaljes e befasoi atë.
Dema thotë se edhe pse i bëri me dije zyrtaret policor që ai është një punonjës shëndetësorë, e se i di rregullat se si të mbrohesh nga Covid-19, një gjë të tillë policia nuk e mori parasysh.
Arsyeja kryesore e reagimit të tij, Dema thotë se është që një rast i tillë të mos përsëritet më nga Policia e Kosovës.
Ndërsa, tutje thotë që këtë gjobë nuk do ta paguaj, dhe për këtë do të përgjigjet para të gjitha organeve përgjegjëse.
Në nenin 24, pika 5 në kuadër të ligjit anti covid, nuk tregon çartë se në cilat raste duhet të dënohet një person për mosmbajtje të maskes.
Megjithatë, gjatë ditës zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, me anë të një grafike të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka treguar vendet se ku duhet të bartet maska.
Në bazë të kësaj qendre, nuk duhet të mbahet maska gjatë vozitjes së automjetit personal me persona të familjes.
E ndërkohë gjatë ditës televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.