Një qytetarë nga Obiliqi ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vjedhur atij dy lopë dhe dy viça.
Me të marrë informatën, policia ka arritur të gjejë njërën nga lopët, derisa rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Graboc i Epërm, Obiliq 02.07.2022 – 06:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur nga stalla e tij kanë vjedhur katër gjedhe (dy lopë dhe dy viça). Njësia policore ka arritur të gjej njërën nga lopët e vjedhura, të braktisur. Rasti është duke u hetuar.