Një qytetar, gjatë ditës pretendoi se ka qenë dëshmitar i ndodhive para vrasjes së të riut në Ferizaj.

Ai tha se disa orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë tashmë të dyshuarin Qëndrim Januzin të plagosur në kokë.

Mirëpo, pas një statusi të tij ku dëshmonte për ngjarjen e i cili u publikua edhe në media, qytetari nga Ferizaj ka kërkuar falje, duke thënë se është informuar se bëhej fjalë për një rast tjetër.

Ai shprehet se personin e gjakosur që e ka takuar e që ka dashur ta ndihmojë, nuk është personi i involvuar në ngjarjen që ka ndodhur në Ferizaj, ku mbeti i vrarë G.H.