Screenshot
Lokale - eSIMy

Një akt ndershmërie është shënuar më 18 janar 2026 në Ferizaj, kur një qytetar ka dorëzuar në Polici një portofol të gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, në portofol ndodheshin 1,133 euro e 50 centë, 10 franga zvicerane, 5 dollarë amerikanë, si dhe dokumente personale.

Pas verifikimit, Policia ka identifikuar pronaren, B.Ç., 29 vjeçe, e cila është kontaktuar dhe është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj. Portofoli i është kthyer me të gjitha paratë dhe dokumentet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi, 32 vjeç, duke e cilësuar gjestin e tij si shembullor dhe duke vlerësuar ndershmërinë dhe përgjegjësinë qytetare të treguar në këtë rast.