Një qytetar është dënuar me 35 euro gjobë për shkak se nuk kishte të vendosur maskën brenda veturës të cilën ishte duke e vozitur.

Qytetari ka treguar se në shënimin në Fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan:

“I njëjti gjat vozitjes nuk kishte të vendosur maskën mbrojtse ndaj COVID-19”.

Gjoba është shqiptuar nga Policia e Rajonit të Gjilanit. Kallxo ka kërkuar sqarime nga Policia e Rajonit të Gjilanit se sipas cilit udhëzim apo rekomandim e kanë shqiptuar një gjobë të tillë, por nuk ka marrë përgjigje.

Ligji për pandeminë COVID-19 thotë se personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për mbajtjen e maskës dënohet me gjobë prej 35 euro, por nuk specifikohet se në çfarë rrethanash gjobitet një vozitës pa maskë.