Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur sot takim publik me qytetarë llapjanë, për të prezantuar punën 6-mujore të qeverisë lokale, shkruan Llapi.info.
Përderisa ai me bashkëpunëtorët kanë folur për të arriturat, qytetarët kanë kërkuar zgjidhje për problemet e ndryshme, sidomos në ato infrastrukturore.
Asfaltim rrugësh, ndriçim publik, shkolla – janë disa prej kërkesave që qytetarët ua drejtuan kryetarit të Podujevës dhe akterëve tjerë institucionalë.
Më poshtë gjeni debatin mes kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe banorëve të zonave të ndryshme:
Nuredin Hyseni nga fshati Bellopojë: Një lagje afër burgut është pa ujë. Duhet me bë çmos me u rregullu. Janë disa rrugë për t’i rregulluar. Njëra është ë lagjen e Rudarëve mbi 500 metra, është paguar projekti, ndërsa vjet është shtruar në zhavorr. Shkolla në fshat është në mjerim. Fusha s’është ndërtuar. Drutë në këtë kohë duhet me i vendos në katin e dytë, për atë arsye duhet të vendosen nxemjet. Një urë është ndërtuar para 7-8 vjetëve, por është shembur. Duhet me ia bë një zgjidhje. Një rrugë tjetër është që nxënësit nuk po kanë kah me shku në shkollë. Atje nga mjetet e rënda është dëmtuar krejt. Kanalizimet janë kryer, por jo edhe ai kryesore. Edhe ndriçimi publik tek lagjja jonë. Kërkesën e kemi bërë. As lagjja e Govorëve s’e ka ndriçimin”, ka thënë ai.
Bulliqi: Kemi një vit e gjysmë. Urën e dini kush e ka ndërtuar dhe kur. E dimë që tash është bërë mirë. Vitin E kaluar kemi rregulluar rrugën. Ajo urë është funksionale. Sa i përket shkollave jemi duke investuar. Për fusha e dini, jemi në procedimin e operatorit, pasi edhe disa fshatra janë në këtë situatë. Operatorit tjetër ia kemi shkëput kontratën. Rruga për të cilin thatë do të zgjidhet problemi. Edhe rruga e Dyzit, shpresojmë se do të ndihmohet nga MI-ja. Ato gropa që kanë qenë, tash s’janë. Është e kalueshme. Kanalizimi jemi në proces të operatorit, ku do t’i kryej këto shërbime dhe ai problem do të zgjidhet. Nuk janë kryer të gjitha dhe ka nevojë për intervenime tjera. Do jemi në dispozicion që t’i zgjedhim të gjitha problemet e qytetarëve.
Rexhep Dauti nga fshati Llaushë: Problemi kryesor në Llaushë janë dy rrugë lidhëse. Është rrua “Avdyl Dushkolli” që kalojnë nxënësit përmes asaj. Kjo një pjesë është hyrë në projekt. Është me çuditë se asfalti është shtruar në dy pjesë, por jo edhe në mes. Rruga “Rrahim Tashefci” që lidh dy shkolla me 600 metra. Këto dy rrugë i kërkoj që 10 vite, por s’po kryhen. Është punuar një rrugë 800 metra me zhavorr, është bërë projekt i shkëlqyer. Kemi disa rrugica, por këto i shoh luks. Kryesore është ajo që i lidh rrugët. Kemi kanalizime të shkurta, ndriçim vetëm një lagje. Pra, kemi problemin kryesor me ato rrugë.
Bulliqi: Çështja e rrugës. Ne kemi diskutuar me drejtorin, kurse në vitin 2023 do të kryhet dhe do të lidhen rrugët. Nëse na mbeten mjete nga tenderimet, ka mundësi që edhe gjatë këtij viti të fillohet. Do të zgjidhet ajo rrugë. Sa i përket ndriçimi, kemi disa rrugë që janë bërë, por duhet hala. Në Llaushë janë disa projekte që kanë filluar. Ajo rruga tek varrezat që lidh dy rrugë. Ajo tjetra që përmendet më herët, ndërsa është pastruar edhe lumi. Do të realizohen edhe projekte tjera edhe për këto rrugë. Nëse jo sivjet, 2023 do të jetë gjithqysh.
Fadil Gërguri nga fshati Siboc i Poshtëm: Ka katër vite që lumi ka ngel pa pastruar dhe po paraqet pengesë të madhe. Kanë probleme banorët me këtë lumë. Ai është problem kryesor që Siboci i Poshtëm e ka. Verës ka erë të keqe. Problemet tjera janë rruga për Kacibeg. Ndriçimi është ndërprerë, trotuari është ndërprerë, pse s’e dimë.
Bulliqi: Nga kjo që po thu, na e dimë që është punuar në Siboc. Për lumin e kemi tenderin dhe drejtoria do të merret më këtë çështje. Ju e dini si është vepruar më herët. Është hequr bio-masa. Ne duke pastruar lumin, duhet me vepruar me gabiona që të mos shkaktohen probleme për bujqit. Në do të punojmë këtë kohë. Do të bëjmë një pastrim dhe t’u ikim vërshimeve. Në Siboc ka një varg rrugësh që do të rregullohen. Për detaje tjera mund t’i merrni informatat shtesë nëpër drejtori. Ai fshat s’është mbetur jashtë dorës asnjëherë.
Banori i fshatit Konushec (s’është prezantuar): Problem kemi kryesor kemi ujësjellësin e fshatit. Problem që 12-13 vite. Është nevojë jetike e qytetarëve për ujë. Deri tek rruga magjistrale është gypi. Për projektet që janë kryer, është punuar në trotuar në gjysmë të fshatit. Ndriçimi në pjesë të fshatit është kryer dhe ka nevojë të kryhet në pjesën tjetër. Një rrugë duhet të shtrohet në zhavorr, e cila lidhet me pjesët e asfaltuar, pasi u nevojitet bujqve. Për ambulancë, ka filluar ajo në Gllamnik dhe mund t’i marrim shërbimet aty.
Bulliqi: Problemi me ujë, s’është që e kemi shkaktuar ne. Gypi që është bërë, s’është kualitativ. Kur të lëshohet shtypja, shpërthen gypi. Çështja e ujësjellësit është se i takon Ujësjellësit Rajonal Prishtina. Me këto probleme duhet të merret kompania. Pasi qytetarët paguajnë për këto shërbime. I njëjti problem është edhe me disa fshatra tjera, ku uji nuk arrin në pika të larta, pasi shtypja nuk bën të lëshohet si pasojë e gypit të dobët.
Zeqir Retkoceri nga fshati Halabak: E kemi një rrugë dy kilometra pa asfalt. Kemi bërë kërkesë shumë herë gjatë qeverisje tjera, edhe tani, por s’ka kurrgjë. Ju kisha lutë të shtrohet vetëm shodër. Rruga quhet “Baza e Kështjellës”. Janë bërë gropa për tmerr. Ka familje që janë të sëmurë në atë rrugë. Ka fëmijë me aftësi të kufizuara. Nëse ka mundësi vetëm shodër.
Bulliqi: Në bazë të planifikimit buxhetore për këtë vit, ajo rrugë nuk është e planifikuar. Duhet të bëjmë përpjekje me drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Urbanizmit, që t’i bëhet një zgjidhje përkohësisht. Do të mbajmë kontakt për këtë projekt dhe besojmë se do ta zgjidhim.
Raif Osmani nga Dumnicë e Epërme: Kërkesë e lagjes Jaholli e kemi një rrugë që lidhet me Dumncië të Epërme, është shtruar rruga deri tek LLausha, por deri tek shkolla në Dumncië të Epërme është e pakalueshme. Para dy vite është hapur rruga, nuk është vendosur asnjë gyp. Kombi që i banë fëmijët i ka ndërprerë këto shërbime, pasi është prishur rruga. Kërkesa tjetër është një deponi ilegale. Janë hedhur mbeturina pa ndal. Të vendoset një tabelë. Kombi që niset për Llaushë, nuk po vjen tek i gjithë fshati. Duhet me dalë 2 kilometra për nxënësit që vijnë në shkolla në qytet. Kurse, kompania “Bini” ka filluar të merr dhe atje tek deponia, ka bërë një gropë të madhe. Kanë qenë policia e kanë hetuar rastin. Punëtorët kanë thënë se komuna i ka dhënë leje. Asfalti është prishur nga mjetet, Policia i ka të dhënat. Duhet me dalë inspektorati.
Bulliqi: Ne po e shohim se realizimi i një kërkese, e nxjerr kërkesën tjetër. Rruga qenka asfaltua deri tek ju. Po lypni rrugën me lidh me fshatin tjetër dhe besoj se ju vjen rendi. Sa i përket transportit duhet t’i drejtoheni drejtorisë. Operatorët janë privatë që funksionojnë dhe ata e shohin interesin e vet. Është problematike me i detyruar privatët që të shkojnë në ndonjë linjë. Për heqjen e atij materiali nuk kemi informata as drejtoritë. As një formë nuk guxon të dëmtohet infrastruktura. Me këtë çështje do të merremi seriozisht. Edhe këto rrugë lidhëse do t’u vije rendi. Ne jemi të detyruar tek ato rrugë me vendbanime dhe tek qytetarët, që janë primare. Pas këtij takimi, e urdhëroj drejtorin dhe të dalin ta shikojnë atë rrugë, e cila qenha dëmtuar.
Banori i lagjes në rrugën “Skënderbeu”, Bejtush Dushi”: Dy kërkesat në mbledhjen e fundit, njëra është kryer, kurse tjetra jo. Shkolla që është premtuar. Një lutje, kërkojmë që në rrugën “Skndërbru”, e cila ka filluar, të mos ketë nga dy punëtorë me një kaci duke ndenjur, sikur në rrugën magjistrale. S’kisha pasur dëshirë që rruga “Skëndeberi” ta ketë atë fat. Disa drita janë fikur në rrugën kah Obrarnça. Ajo rrugë është me trotuar, por jo e gjitha. Ju kisha lut me shti në atë projekt, pasi udhëtarët janë të rrezikuar, pasi shumë qytetarë dalin për të ecur në natyrë. Problem ka edhe me qentë endacakë në atë pjesë, për t’i bërë një vendbanim atyre. Drejtorisë së Bujqësisë është një lutje që në Llap ka qindra pemëtarë, me shtrenjtimin e pesticideve, kisha pas një propozim për subvencionim, pasi barnat janë shtrenjtuar.
Bulliqi: Rruga Skënderbeu është një rrugë do të bëhet komform standardeve. Pres të kemi telashe e shtegun e biçikletave. Pres nga qytetarët që t’i mirëkuptojnë edhe ata. Sigurisht që s’e dojmë sanksionimin e tyre, por të gjithë ata që shkelin rregullat, do të dënohen. Nuk do të ketë trase rruge ku do të komplikohet hyrja-dalje. Nuk do të ketë komplikime. Do të jetë gjithçka standarde. S’pres probleme. Për ndërtimin e shkollës, kemi diskutuar, por kemi probleme pronësore, nuk kemi hapësirë publike. Duhet me u mbështet në hapësira private. Mundësia është tek shpronësimi që të kthehet një pronë private, në pronë publike, për të blerë një parcelë. Një tjetër problem është se çdo ditë është duke rënë numri i nxënësve. Afërsia mes shkollës “Ibrahim Rugova” dhe asaj në Llapashticë, s’është e madhe. Kam gatishmëri për këtë problem. Mjetet i japin na, por ju duhet të gjeni një zgjidhje ju si banorë për një parcelë. Për ndërtimin e objektit e marrim përsipër ne. Rruga që e përmendet me këtë çështje ka shkuar drejtori i Shërbimeve Publike, duhet të zgjidhet urgjent, si në ndriçim publik, si në zgjerimin e trotuarit. Si të lëshohet kompania, e zgjedhim problemin në atë rrugë për trotuar.
Xhafer Gjata nga qyteti: Keni bërë punë të madhe sidomos në qytet, por ka vend edhe për më mirë. Një prej kërkesave është për një person me të meta mendore. Fëmijët kanë frikë për të shkuar në shkollë. Kisha dashur që t’i bëhet një zgjidhje. Stacioni i Autobusëve jemi në kiamet, e edhe prej taksive ilegale që qëndrojnë në rrugë, tek hyrja. Në qytet kurrë më pastër s’ka qenë. Qyteti është në gjendje të mirë. Kaliforni e kem tash Podujevën, për dallim nga vitet tjera ku shquheshin qytetet tjera.
Bulliqi: Ne kemi pas dy persona që vuajnë nga çrregullimet psikike. Kemi zgjedhur problemin e tyre, pasi ishte problematikë për qytetarët. Në mirëkuptim me qendrën për shëndet metal, tash ata janë rehabilitim. Kjo ka ndodhur tek pas 22 vitesh. Për ditë kanë qarkulluar në qytet de kanë shkaktuar probleme. Kemi nisur proceduat edhe për personin që e thatë. Jemi në pritje të një përgjigje. Unë e kam gatishmërinë që të marrë të gjitha shpenzimet për këta persona, që t’i largojmë nga rruga, t’i trajtojmë në mënyrën më të mirë, pasi janë pjesë e jona. Unë besoj që personi në fjalë, me një trajtim më të mirë, mund të shndërrohet në një person që s’ka problem për qytetarët. Presim përgjigje pozitive. Për taksitë ilegale, është një shqetësim jo vetëm për ju. Kemi marrë veprime edhe me patrulla të Policisë së Kosovës. Ju kemi ofruar zgjidhje, por është problematike. Janë shkelës rezidencë. Jemi të bindur që duhet Policia më tepër të angazhohet. Stacioni ka kaluar në nivelin e parë. Nuk është plotësuar në resurse humane. Po kërkojmë shërbime më të mëdha, por ka mungesë të stafit. Besoj shumë që në të ardhmen këto shërbime të përmirësohen edhe çështje e taksive të zgjidhet. Pastërtisë i jemi përkushtuar me të madhe.
Xhafer Ymeri nga fshati Metehi: Jam i angazhuar në lagjen Zukoviqve, jemi duke kërkuar një rrugë me zhavorr. Është mbushur me therra dhe me baltë. Jena në dilemë, s’po dimë se çka me bë.
Bulliqii: Do t’i marrim masat, drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Inspektoratit, i kanë këto punë dhe do të zgjidhet ky problem.
Zymer Kadriu nga fshati Dumnicë e Epërme: Te na janë nisur parkingu i varrezave, por është mbetur e gjysmë U nis rruga prej Kacandollëve deri tek Rudarët, pro edhe ajo mbeti në gjysmë. Për 500 metra. 9 shtëpi janë aty, s’kanë kah me dal ata me u lidh me fshatin Llaushë. Ajo rrugë u kanë e çelur gjithmonë, por me u nda, është bajat. Edhe tek varrezat keni thënë i thurni, por i kam kryer unë vetë ato. Janë tri palë varreza. Me u parku aty kerret, gjynah, Nëse nuk veproni ju, me mjete të mija kam me kry fikall vet. Po më doket bajat. E, për inati dikujt, me këqyrë me e shkel një mahall dhe një katun. Nëse ma ki inati burrë, dilum ballë për ballë, edhe i matum hesapet, jo me dredhina. S’po flas tinëz. Nëse të kam bë diçka, dilum thuj. Aty është një inati i madh, pesë shpija që një i muaj ditë, janë sosur. Policia s ‘intervenoi kurrë më se çka ndodhi. Pesë shpija nuk janë punë e vogël. Nëse i kam dikujt borxh, të del edhe të thotë se çka. Ato shpija gon nuk janë sosur.
Bulliqi: Na s’ta kemi inati, por kush s’e dimë. Këto projekte që janë të nevojshme do të kryhen edhe për ju. S’besoi që janë me inati. Por disa duhet të priten, e disa të kryhen. Kemi diskutuar për varrezat dhe për rrugicat. Kemi projekte tjera që janë ma me prioritet. Nëse ka diçka me siguri, atë herë duhet t’i drejtoheni Policisë së Kosovës. Nëse ka diçka private, është mirë me trajtuar me ata.
Agron Hetemi nga lagjja e Dëshmorëve: Jemi një pjesë që s’kemi asfalt dhe për ndriçim publik. Edhe rruga që vazhdon prej magjistrales deri tek lagjja e Dëshmorëve është pa pengesa, janë në rrezik fëmijët. Shportat për mbeturina janë dëmtuar tek parku i qytetit, kurse shumica e dritave nuk funksionojnë. Në këtë pjesë kur veturat kalojnë mes sheshit, aty jemi në rrezik.
Bulliqi: Lagjja e Kuvajtit në masën më të madhe është e mbuluar me infrastrukturë. Rrungicave do t’iu vije radha. Pengesa kanë filluar me u bë pengesa për qarkullim rrugor. S’Jemi që të mos ketë pengesë dhe të krijohet siguria, por jo në ato kërkesa të mëdha. Kështu që ja po bëjmë asfalt, ja po e lëmë në zhavorr. Ne e vlerësojmë se ku janë pikat më kritika, do t’i vendosim pengesat. Jo pengesa pa kontrollë, qysh kanë vendos deri tash. Sa i përket parkut, jemi në fazën finale, do të nënshkruhet kontrata, parku do të pastrohet komplet. Do t’i jepet pamje me gjithë infrastrukturë. Ne si drejtori gjithmonë jemi në dispozicionin të juaj. /Llapi.info