Analisti politik, Vigan Qorrolli, përmes një postimi në Facebook ka sjellë dy lexime të aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, përfshirë këtu edhe ndalimin e ndarjes së Kosovës.
Sipas tij kjo mund të lidhet me negociatat e Washingtonit, ku në tryezën e negociatave mund të ketë qenë edhe zhbërja e Gjykatës Speciale.
“Njoftimi i publikuar sot (mund) lidhet me negociatat e Washingtonit më 27 qershor, ku në tryezën e negociatave mes Kosovës e Serbisë – mund të ketë qenë zhbërja e Gjykatës Speciale”, ka shkruar Qorrolli, i cili ka shtuar se kjo hipotezë përforcohet nga teksti i komunikatës së sotme të PSO-së, transmeton KOHA.
E sipas tij zgjedhje parlamentare në Kosovë do të ketë shumë shpejtë.
“Kjo për shkak edhe të dallimeve mes Evropës e Amerikës për të ashtuquajturën ‘ndarje’ ose demarkim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Aktakuzat e sotme përfundimisht e ndalojnë ndarjen e Kosovës. Por assesi ky lajm i aktakuzave nuk është i mirë për vendin. E dobëson politikisht pozitën negociatore përballe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Qorrolli.