Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë në mëngjesin e sotëm për disa orë ka qenë jofunksionale
Pacientët të cilët kishin shkuar për të marrë shërbime në këtë institucion kanë pritur nëpër korridore, derisa të gjithë mjekët kishin ‘zgjedhur’ ta bënin pushimin e mëngjesit së bashku, duke lënë kështu zyrat e tyre bosh.

Qytetarët janë ankuar se doktorët nuk ishin në detyrë teksa, kanë përcjellë edhe një video përmes së cilës kanë treguar për mungesën e doktorëve në QKMF-në e Podujevës.

Ishte ora 10:15 minuta teksa pacientët shihet se janë duke pritur korridoreve. E për këtë, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë, Zaim Thaçi, ka thënë për Gazetën Blic se janë të brengosur lidhur me shqetësimin e qytetarëve dhe se për këtë, tha ai, do të kërkojë sqarime.

“Ne si Drejtori Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale jemi të brengosur për shqetësimet e pacientëve- qytetarëve të cilët shprehin pakënaqësi në marrjen e shërbimeve e shëndetësore meritore në Institucionin shëndetësor që ne drejtojmë. Andaj do të kërkojë sqarime shtesë nga ud. Drejtori i QKMF-së në Podujevë për shqetësimin e ngritur nga qytetarët, me qëllimin e vetëm që ju të merrni shërbime sa më cilësore”, tha Thaçi.

Ndryshe, lidhur me këtë qytetarët e komunës së Podujevës nuk është hera e parë që kanë pasur probleme me shërbime mjekësore.

Ata shumë herë kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre edhe lidhur me mungesën e aparaturave të cilat janë jo funksionale në këtë institucion