Lokale - eSIMy

Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare (QKMF) në Podujevë është pajisur sot edhe me një autoambulancë të re, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Me rastin e arritjes së automjetit të ri në QKMF për vizitë qëndruan edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu.

Kryetari Bulliqi tha se në vazhdimësi po përkrahet QKMF në Podujevë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për pacientët llapjanë.

Gjithashtu prej sot është funksionalizuar aparatura moderne X-Ray, e cila bën fotografimin e dhëmbëve dhe tash e tutje pacientët mund ta shfrytëzojnë këtë shërbim dentar në QKMF./Llapi.info