Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizimit, ka nënshkruar edhe një kontratë për asfaltimin e rrugëve, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, asfaltimi i rrugëve do të bëhet në fshatin Bellopojë.
Në kontratën e publikuar bëhet e ditur se asfaltimi i tyre do të kushtojë rreth 150 mijë euro.
Tenderin e ka fituar kompania “Bageri”.
Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni detajet tjera.
/llapi.info/






