undjava ka sjellë një fluks të shtuar të kalimit të automjeteve në pikën kufitare të Morinës. Brenda tri orësh, janë regjistruar 1100 shtetas dhe 510 automjete që janë futur në territorin shqiptar.
E ndërkohë që në anën kosovare të pikës së përbashkët të kalimit kufitar është stacionuar një ekip i mjekëve epidemiologë, që matin temperaturën dhe kontrollojnë për zbatimin e masave anti-COVID, në anën shqiptare nuk ka asnjë ekip nga Shëndetësia.
Me gjithë përkeqësimin e situatës dhe shifrat në rritje, qytetarët shprehen se lëvizja nuk duhet ndaluar, por është në ndërgjegjen e gjithsecilit për zbatimin e masave dhe protokolleve anti-COVID.
Një situatë e tillë në kufi, vjen menjëherë pas urdhrit të Qeverisë së Kosovës, që baret restorantet, hotelet, qendrat tregtare në Kosovë nga ora 20.00 deri në 05.00 të mëngjesit gjatë gjithë fundjavës, do të jenë të mbyllura.