Soccer Football - Euro 2020 Qualifier - Group A - Kosovo v Bulgaria - Fadil Vokrri Stadium, Pristina, Kosovo - March 25, 2019 Kosovo's Arber Zeneli celebrates scoring their first goal with team mates REUTERS/Florion Goga
Lokale - eSIMy

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe vendimi që t’i ndahen mjete edhe ekipit të Kosovës në futboll.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për ekipin e Kosovës që ka arritur disa suksese që prej është bërë pjesë e garave ndërkombëtare të organizuara nga FIFA dhe UEFA.

Së fundmi, Kosova luajti edhe ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2020 ku barazoi 1-1 me Bullgarinë.

Suksese ka pasur edhe në Ligën e Kombeve, ku e ka fituar vendin e parë në grup.

Krerët e vendit në vazhdimësi kanë dashur të motivojnë lojtarët duke iu premtuar shpërblime për çdo sukses të arritur