Me qellim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria mori vendim që ta miratojë propozim-vendimin për masat e reja antiCOVID-19.
Në mesin e pikave të këtij dokumenti është edhe ajo sa i përket tubimeve për ceremonitë fetare, në të cilën thuhet:
“Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, e që rrjedhimisht me këtë kuptohet se nuk do të ketë falje të Kurban Bajramit këtë të premte.
Sipas njoftimit të Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pranuar rekomandimet e IKSHPK-së, për ndërmarrjen e masave të reja.
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të ndalohet therrja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.
Po ashtu, që nga 30 korriku ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.






