Analisti politik, Jusuf Thaçi ka reaguar pas lajmit se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektive.

Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook” shkroi se, reciprociteti ka filluar të jetësohet fal qeverisë dhe insistimit amerikan.

Ai thotë se Qeveria Kurti po e pozicionon si duhet Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë

Shkrimi i plotë:

Fal qeverisë insistuese dhe fal insistimit amerikan, reciprociteti me Serbinë po jetësohet.

Ky është lajm shumë i mirë dhe dëshmi se kjo qeveri po e pozicionon si duhet Kosovën në procesin e dialogun me Serbinë.