Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka miratuar vendimin që pensionistëve dhe atyre që marrin asistencë sociale t’u dyfishohen pensionet.
Këtë lajm këtyre kategorive ua dha ministri i financave, Hekuran Murati.
“Me këtë vendim do të ndajmë 100 euro shtesë për secilin përfitues pensioni nga skemat pensionale që paguan shteti, për aq sa pensioni nuk kalon 500 euro. Nga kjo masë do të përfitojnë 200 mijë pensionistë, 50 mijë familje nga kategoritë e luftës, 20 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 30 mijë pensionistë të kategorive të tjera”, ka thënë Murati.
Derisa u dha ky lajm, kryeministri i vendit, Albin Kurti, kërkoi nga qytetarët që të kenë durim e të ruajnë qetësinë, pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore e të tjerave, njofton Klankosova.tv
“Të dashur qytetarë, kërkoj nga ju të ruani qetësinë dhe durimin, teksa po punojmë nga sot dhe ditët në vijim të kemi një pako masash që do t’ju vijnë të tejkaloni më lehtë vështirësitë financiare që ju keni”, ka thënë Kurti.






