Qeveria e Kosovës në mbledhjen e pestë të saj nën udhëheqjen e Avdullah Hotit, ka shqyrtuar projektplanin e punës për vitin 2020 dhe planin për vitet 2021 e 2022.

“Plani i punës së Qeverisë specifikon masat për arritjen e prioriteteve. Plani i punës së Qeverisë përbën 12 prioritete, 58 objektiva, 126 projektligje si dhe 36 dokumente strategjike. Siç e shihni, është një plan mjaft ambicioz, sidomos nga aspekti legjislativ. Kërkoj angazhim maksimal nga ana juaj”, ka thënë kryesiministri Hoti para ministrave.

Mdërkohë, Qeveria ka miratuar plotësim ndryshimin e rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit. Sipas zv.kryeministrit Driton Selmanaj, përmes këtij ndryshimi do të ndryshohen shtojcat për disa prej ministrive, e sipas së cilave do të përkufizohen më qartë përgjegjësitë.