Lokale - eSIMy

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sw mwrkurws ka marrë vendim për ndarjen e 150 mijë eurove për projektin “Rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit në komunën e Deçanit”, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara nga MAPL dhe komuna.

Një vendim tjetër me kosto buxhetore ekzekutivi e morri edhe për sektorin e shëndetësisë, gjegjësisht për specializantët, për pagat e muajit korrik të të cilëve u ndanë 430 mijë euro .

Miratimin e qeverisë të mërkurën e morri edhe projektligji për punimet nga metalet e çmuara derisa kabineti qeveritar gjithashtu themeloi komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.