Në mbledhjen sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Punës të hartuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Ministri i këtij dikasteri, Skender Reçica tha se ky projektligj është hartuar në bazë të obligimeve me rastin e nënshkrimit të MSA-së për transpozimin e një sërë direktivash të BE-së nga fusha e kushteve të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë dhe trajtimit të barabartë, direktiva këto të cilat janë listuar edhe në Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

Reçica tha se ky projektligj është edhe kërkesë e vazhdueshme nga punëdhënësit dhe të punësuarit, të bëra në adresë të MPMS për të ndryshuar gjendjen aktuale në fushën e marrëdhënies së punës.