Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme të mbajtur, ka marrë disa vendime, shkruan Llapi.info.
Ndër to, bëjnë pjesë edhe shpronësimi i pronave shoqërore për disa projekte në Podujevë. Kështu ka njoftuar nënkryetarja e kësaj komune, Marigona Lahu.
Postimi i saj i plotë:
Lajme të mira për Podujevën!
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u mor vendim me shumicë votash shpronësimi i pronave shoqërore për projektet si më poshtë:
1* Shtëpia e kulturës
2* Varrezat e qytetit- Obranqë
3* Infrastrukturë shëndetësore- Surkish






