Qeveria e kaluar për tri vite ka shpenzuar mesatarisht 2.8 milionë euro në tri vitet e funditt, shkruan IndeksOnline.
Kështu u bë e ditur nga të dhënat që ka publikuar Instituti GAP.
Në këto shpenzime kanë qrnë të përfshirë komunat, kryeministri, ministrat, këshilltarët politikë etj.
“Sa milionë euro i shpenzojnë Qeveria e Kosovës dhe komunat për telefoni mobile brenda vitit?
Qeveria e Kosovës këtë javë mori vendim për uljen e shpenzimeve të lejuara për telefoni mobile për stafin politikë si: kryeministri, ministrat, këshilltarët politikë etj.
Në bazë të dhënave të Ministrisë së Financave, shpenzimet mesatare për telefoni në mobile në tri vitet e fundit kanë qenë rreth 2.8 milionë euro.
Instituti GAP i ka monitoruar këto shpenzime për të gjithë ministrat dhe stafin tjetër politikë dhe ka avokuar për uljen e këtyre shpenzimeve. Për më shumë shih artikullin e Institutit GAP: https://www.institutigap.org/lajme/2385”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se para dy ditësh, kryeministri në detyrë ka marrë vendim që t’i ulë shpenzimet në mbushje telefonike.
Y