Qentë endacakë po vazhdojnë të strehohen nëpër pragje të objekteve shëndetësore në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Prania e tyre po vazhdon të jetë shqetësuese edhe për pacientë. Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se qentë tashmë janë rehatuar nëpër këto institucione.
Përkundër rasteve që qentë kanë hyrë edhe nëpër këto objekte, deri më tani s’është ndërmerr diçka. Llapi.info ka raportuar vazhdimisht për këto raste./Llapi.info








