Një sondazh i botuar në revistën ‘Plos One’ tregon se fëmijët që kalojnë kohën e lirë në baza ditore para ekraneve janë më të prirë të sillen keq deri në moshën pesëvjeçare.

Fëmijët parashkollorë që përdorin telefona të mençur, tableta dhe pajisje të tjera për më shumë se dy orë në ditë – kanë shtatë herë më shumë të ngjarë të kenë një çrregullim hiperaktiv, sipas studimit.

Gjysmë ore në ditë para ekraneve, madje edhe më pak, do të ishte optimale për fëmijët parashkollorë.

Shkencëtarët e Institutit të Ottawa zbuluan se fëmijët në moshën 8 dhe 11- vjeç kishin një funksion të trurit më të keq se shokët e tyre, nëse ata qëndronin pranë ekranit më shumë se dy orë në ditë.

Besohet se kjo mund të ndodhë, pasi lojërat dhe videot nuk stimulojnë trurin në të njëjtën mënyrë si, për shembull, duke lexuar një libër